Nesër është 28 Nëntori, Dita e Flamurit, e për këtë ditë edhe komuna e Prishtinës ka organizuar disa aktivitete.
Sipas njoftimit të komunës, dita do të fillojë me senacën solemne në Kuvendin Komunal, duke filluar nga ora 10:00.
Më pas, në orën 13:00 do të ketë koncerti në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku edhe do të bëhet shpalosja e flamurit.
Agjenda e plotë:
10:00 Seanca solemne në Kuvendin Komunal
Respektimi i himneve
– Himni i Kosovës
– Himni i Shqipërisë
– Dy pika muzikore
10:10 Hapja e seancës nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Pëllumb Bajçinovci
10:15 Fjala e Ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj
10:30 Fjala e Kryetarit të Kryeqytetit, Përparim Rama
10:45 Foto në grup
10:50 Përfundimi i seancës
12:00 Libri Shumëngjyrësh- Teatri Dodona
Shfaqje për fëmijë.
12:30 Ecje e Kryetarit përgjat sheshit në festimet e Kryeqytetit
13:00 Koncerti në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe shpalosja e flamurit
– Performancë nga Nusret Muqiqi
– Shpalosja e flamurit tek Grand Hotel
– Performancë nga grupi “Çamëria”
– Performancë nga grupi “Labëria”
– Performancë nga grupi “Përmetit”