Bëni një përzierje vitaminash që do të rrisë imunitetin tuaj në maksimum
Ekzistojnë shumë përfitime shëndetësore të mundshme nga pirja e këtij çaji.
Përbërësit:
– 3 kivi të qëruar,
– gjysmë limoni të prerë në feta,
– 1 lugë gjelle mjaltë,
– 1 qese çaj jeshil,
– 500 ml ujë.
Përgatitja:
Bëni çajin jeshil, hidhni fetat e limonit dhe lini pesë minuta. Ndërkohë bëni lëng nga kivi me blender. Shtoni mjaltin.
Në çajin e ngrohtë (jo shumë të nxehtë) çajin jeshil me limon shtojeni në lëngun e kivit me mjaltë dhe shërbejeni.
Cilësitë nutritive dhe vitaminoze të kivit kaherë janë të njohura, ndërsa çaji jeshil është një antioksidant shumë i fortë, ndaj e keni të qartë se sa i fuqishëm është ky kombinim dhe sa i mirë është për organizmin.
Përveçse një kombinim jashtëzakonisht i shijshëm dhe freskues, ky çaj është një thesar i vërtetë i vitaminave, të cilat do t’ju ndihmojnë të forconi imunitetin tuaj në mënyrë natyrale.