Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Kishte kruarje të lëkurës, më vonë e kuptoi se vuante nga kanceri – Historia e Maria Sipcic

Kruarja e lëkurës mund të jetë tregues sëmundjes së kancerit.

Të paktën kështu i ndodhi Maria Sipicicit, një 26-vjecareje e cila më vonë e kuptoi se vuante nga një lloj kanceri.

Fillimisht, kur iu shfaq kruarja në vitin 2017, ajo mendonte se mund të jetë ndonjë alergji që e shkakton atë dhe nuk i dha shumë rëndësi.

Në fillimet e shfaqjes së kësaj kruarje edhe doktorët u pajtuan se kjo gjë mund të jetë shkaktuar nga ndonjë alergji.

Por nuk ishte ashtu. Pas dy vitesh, vajza në fjalë filloi një sesion seancash kimioterapike, pasi u kuptua se vuante liptomia e Hodkinit (një lloj kanceri që sulmon qelizat e bardha të gjakut).

“Kur m’u shfaq për herë të parë kruarja, mendova se mund ta hiqja. Kalova teste, ndërrova detergjentë, sapunë etj”, shprehet ajo për uebsajtin Health.

Kur asgjë nuk shkoi mirë, ajo filloi t’i përdorte disa tablet steroide, për ta zhdukur skuqjen. Skuqja në fakt u zhduk, por kruarja mbeti ende në trupin e saj.

Nuk shkoi shumë kur në një mëngjes ajo u zgjua me një pjesë të fryrë, sa madhësia e golfit, në qafën e saj.

Pas analizave që bëri, ajo rezultoi e sëmurë me kancer.

Ndonëse kimioterapia ishte proces lodhës, ajo dha efekt në trupin e saj.  Menjëherë pas asaj periudhe disamujore, Sipicic u shërua dhe iu kthye normalitetit.

Mesazhi i saj i përcuar nga kjo ngjarje është që të mos frikësohemi, por ta ruajmë trupin tonë. /familjajone

Youtube

Arkiva

Kategoritë