Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Këto ndryshime që ndodhin në fytyrën tuaj tregojnë se keni mungesë të vitaminës B12

Mungesa e vitaminës B12 është një gjendje e zakonshme e cila mund të ndikojë në shëndetin e njeriut.

Vitamina B12 është një përbërës thelbësor i trupit të njeriut, pasi është i nevojshëm për qelizat e kuqe të gjakut shkruan Express.co.uk.

Shenjat e mungesës së saj mund të zhvillohen ngadalë, kështu që mund të jetë i vështirë diagnostifikimi me këtë gjendje.

Në shumë raste, mungesa e kësaj vitamine mund të shprehet përmes dy ndryshimeve që ndodhin në fytyrën e njeriut.

Verdhëza

Verdhëza shfaqet kur trupi i një personi nuk është në gjendje të prodhojë mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut.

Qelizat e kuqe janë ato të cilat qarkullojnë nën lëkurë dhe i sigurojnë një ngjyrë normale.Me uljen e nivele të tyre çlirohet bilirubina.

Bilirubina i jep lëkurës një gjyrë të verdhë e cila e karakterizon mungesën e mjaftueshme të qelizave të kuqe.

Dhimbje në fytyrë

Sipas ekspertëve, dhimbja në fytyrë si pasojë e mungesës së vitaminës B12 mund të shfaqet në njërën anë të fytyrës./GazetaShneta/

Youtube

Arkiva

Kategoritë