Pertussis, i njohur ndryshe si sëmundja e kollës së mirë, është një infeksion bakterial i rrugëve të frymëmarrjes.
Simptomat e zakonshme përfshijnë kollë të ashpra, të forta dhe të gjata, që shpesh shoqërohen me vjellje. Kjo mund të shkaktojë mungesë ajri dhe mund të jetë veçanërisht e rrezikshme për fëmijët e vegjël.
Nëse mendoni se keni pertussis ose keni kontaminuar me të, konsultimi me mjekun është i rëndësishëm. Mjeku mund të ndihmojë në vendosjen e diagnozës dhe në përcaktimin e trajtimit më të përshtatshëm.
Në mënyrë që ta dijmë se a jemi prekur nga kjo sëmundje, ne mund t’i bëjmë teste të ndryshme të cilat mund të kryhen në Pinea Medical Center.
Për të na treguar më shumë rreth këtyre testeve, e ftuar në emisionin Familja Jonë ishte Dr. Luljeta Hetemi, specialiste e biokimisë klinike.
Ajo tha “Për pertussis kemi dy lloje të testeve, është testi serulogjik ose që merret gjaku dhe pastaj ndahet serumi dhe përcaktohen antikorpet, poashtu janë testet PCR që është një panel që quhet paneli respirator që përfshin edhe pertussis”.
“Sa i përket indikacionit se cili test duhet të bëhet më parë, këtë vendos zakonisht mjeku infektologu apo mjeku familjar i cili përballet me pacientin dhe simptomalogjinë pasiqë ata bëjnë anamnezen dhe ekzaminimin objektiv dhe shohin fazën e inkubacionit apo që kur ka filluar shfaqja e shenjave klinike”, shtoi ajo.
Për më tepër, ajo tha se sa i përket kohës kur dalin rezultatet, testi serulogjik del brenda ditës dhe merr vetëm disa orë për t’u realizuar, kurse testi PCR zakonisht del brenda 72 orëve.
Për këto dhe detaje të tjera, ndiqni linkun poshtë: