Këtë të diel në emisionin Familjajonë u diskutua për rëndësin e gjëndrës tiroide dhe funksionet e saj në organizmin tonë. Për të shpjeguar më shumë rreth saj, në studio ishte i ftuar endokrinologu, Genc Shala
Endokrinologu Shala, shpjegoi rëndësinë jetike të gjëndrës tiroide, duke adresuar keqkuptimet e zakonshme në lidhje me këtë organ thelbësor. Sipas tij, çdo individ lind me gjëndër tiroide, megjithatë, ekzistojnë raste të rralla kur fëmijët lindin pa këtë gjëndër.
“Gjëndrën e kemi të gjithë. Nuk është gjendra që shfaqet, sepse këtu ka pasur gjithmonë edhe keqkuptime: m’u ka shfaq gjendra tiroide. Gjëndrën e kemi të gjithë. Gjithkush lind me të.Kemi raste të fëmijët disa fëmijë që lindin pa gjëndër. Janë raste shumë të rralla, për fat të mirë, sepse kush nuk e ka atë nëse nuk zgjidhet si problem menjëherë, fëmijës nuk i zhvillohet truri dhe mbesin me të meta mendore gjatë gjithë jetës.”, shpjegoi Shala.
Por për të kuptuar më shumë informacione rreth kësaj qështje, ndiqeni intervistën e plotë në kanalet e familjajonë.