Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Këto janë disa nga faktet rreth fertilitetit

Nëse jeni 35 deri në 40 vjeç, ka më shumë gjasa të mbeteni shtatzënë se sa që mund të mendoni

Disa gra frikësohen se kur ato të bëhen 35 vjeç ato kurrë nuk do të bëhen nëna dhe për shumicën e grave, kjo thjeshtë nuk është e vërtetë. Është e njohur që pjelloria fillon të ulet më shpejt pas moshës 35 vjeçare, por vlerësohet se 10 deri në 30% e grave të moshave 35 deri në 40 vjeç mund të përjetojnë shterpësinë. Kjo thekson se 70 deri në 90% e grave në atë grupmoshë, janë në gjendje të krijojnë një fëmijë të shëndetshëm brenda një viti.

Por, ju gjithashtu keni më shumë mundësi për të pasur abort

Cilësia e vezës dobësohet me kalimin e kohës, duke filluar pas moshës 25 vjeçare, dhe më fort pas moshës 35 vjeçare. Për këtë arsye, normat e aborteve ndjekin të njëjtin model. Por, nuk është vetëm mosha e një gruaje; cilësia e sferës zvogëlohet gjithashtu, që do të thotë se mosha e partnerit tuaj gjithashtu ka ndikim në fertilitetin dhe abortin.

Duhnapirja

Pirja e duhanit në fakt mund të shtojë 10 vjet në moshë riprodhimin. Alkooli mund të ndikojë gjithashtu në pjellorinë si tek burrat ashtu edhe tek gratë. Kur pini duhan dhe alkool ndikimi i kombinuar në pjellorinë mund të jetë drastik.

Mbipesha

Pesha ndikon në fertilitetin si në meshkuj ashtu edhe në femra. Duke qenë nën peshë dhe duke qenë mbipeshë, lidhen me normat më të ulëta të fertilitetit.

Steriliteti dytësor është në të vërtetë më i zakonshëm sesa steriliteti i parë

Ndërkohë që shumë njerëz mendojnë se çiftet që po përpiqen të bëhen me fëmijë, zakonisht janë pa fëmijë, në realitet shumë çifte e kanë të vështirë të kenë fëmijë për herën e dytë. Shumë e studimeve tregojnë se infertiliteti mesatar është më i zakonshëm se ai parësor dhe arsyeja mund të jetë thjeshtë se njerëzit janë më të moshuar kur përpiqen të kenë një fëmijë të dytë.

Gratë nuk kanë shkallë më të lartë të infertilitetit se sa meshkujt

Burrat dhe gratë kontribuojnë në mënyrë të barabartë në problemet e fertilitetit. Në çdo pift, mund të ketë një faktor mashkullor, një faktor femëror, një kombinim i të dyjave ose infertiliteti të pashpjeguar.

Kafeina ndikon në fertilitet

Zgjedhjet e jetesës mund të luajnë një rol të madh në shterpësi. Ashtu si pirjen e duhanit dhe përdorimi i tepruar i alkoolit, nivelet e larta të kafeinës lidhen me uljen e pjellorisë në meshkuj dhe femra.

Nëse jeni mbi 35 vjeç, konsultohuni me ndonjë gjinekolog

Nëse jeni nën moshën 35 vjeçare dhe jeni duke u përpjekur të bëheni me fëmijë ose nëse jeni mbi moshën 35 vjeç është mirë të konsultoheni me ndonjë doktor. Të dy duhet të kontrolloheni. Për një grua përfshin një test gjaku në ditën e tretë të ciklit të saj menstrual për të vlerësuar nivelet e hormoneve, monitorimi për të vlerësuar nëse dhe kur ndodh ovulacioni. Një burrë duhet t’i bëjë analizë spermës së tij për të përcaktuar numrin e spermës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë