Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Këta persona punojnë edhe sot në Ditën e Punëtorëve

1 maji është Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve.

Këtë vit kjo datë na erdhi më ndryshe se vitet e kaluara.

Kemi pothuajse dy muaj që si vend jemi në luftë me virusin korona, e një prej mënyrave për ta luftuar këtë virus është qëndrimi brenda në shtëpi.

Por janë disa punëtorë që për dallim nga të tjerët,  janë në krye të detyrës tash e pothuajse dy muaj.

Bëhet fjalë për mantelbardhët. Ata janë heronjtë e ditëve të sotme.

Në krye të detyrës është Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, Drejtori i IKSHPK-së Naser Ramadani, Mikrobiologu Lul Raka, Drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajvazaj-Berisha, Infektologët Valbon Krasniqi, Salih Ahmeti, Izet Sadiku e Shemsedin Dreshaj, Mikrobiologet Zana Kacaniku, Pranvera Abazi, Donjeta Pllana, Greta Lila-Azizi e Rrezarta Bajrami-Halili etj.

Por përveç këtyre emrave të përveçëm në vijën e parë të frontit edhe në këtë ditë të punëtorëve, janë edhe dhjetëra e qindra mjekë e infermierë.

Image may contain: 21 people, people sitting and indoor
Image may contain: 1 person, sitting and indoor
Image may contain: one or more people

Youtube

Arkiva

Kategoritë