Oda e Mjekëve të Kosovës, përmes një njoftimi ka ka nxjerrë vendimin për listën Preliminare për 10 (dhjetë) përfituesit e përkrahjes financiare të punimeve shkencore për vitin 2021.
“Komisioni AD HOC për përpilimin e kritereve të konkursit publik dhe vlerësimin e punimeve shkencore në takimin e datës 24 maj 2022, nxjerr vendim për listën Preliminare për 10 (dhjetë) përfituesit e përkrahjes financiare të punimeve shkencore për vitin 2021” ka bërë të ditur OMK-ja.
Në listë e dhjetë përfituesve për përkrahje financiare nga Oda e Mjekëve të Kosovës në shumën prej 1,000 euro për punimet shkencore për vitin 2021 janë:
Bernard Tahirbegolli, Ibadete Bytyqi, Albina Ponosheci- Biçaku, Gani Bajraktari, Artan Bajraktari, Kushtrim Grezda, Ilir Hoxha, Artan Ahmeti, Jeton Shatri dhe Bujar Shabani.
Listën mund ta gjeni në linkun më poshtë: