Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Kështu mund t’i përdorni farat Chia

Farat Chia janë fara të vogla të zeza nga bima Salvia Hispanica e cila bën pjesë në të njëjtën familje botanike të sherbelës.

Ato janë të vogla, krokante dhe pa shije ama nga ana tjetër, janë shumë të pasura me ushqyes, sidomos me fibër e cila ndihmon me ngopjen dhe ndjesinë e plotësisë.

Farat chia përmbajnë gjithashtu vitamina, minerale, antioksidantë, omega-3 bimore, alfa acid linolenik (ALA),  proteina  dhe minerale si kalciumi, magnezi dhe mangani.

Këto fara përdoren në shumë receta gatimi të kripura, por edhe të ëmbla.

Biskota me çokollatë dhe fara Chia

Si farat ashtu edhe kakao janë listuar si ushqime funksionale për shkak të pasurisë së vlerave.

Në rastin e farave, 60% e vajit që gjendet në një farë të vogël është e llojit omega-3.

Studimet tregojnë se konsumi i rregullit i saj mbron zemrën.

Kombinimi i të kakaos dhe farave në formën e biskotave ofron mbrojtje të dyfishtë dhe përbën një dozë të shëndetshme, për sa kohë nuk e teproni me sheqerin.

Reçel frutash me fara Chia

Kur farat futen në ujë ato formojnë një masë xhelatinoze që do të thotë se ajo mund të përdoret në gatimin e reçelit e marmalatës.

Këto të dyja kanë nevojë për pektinë që lëngu të trashet e cila nuk ofron as fibër dhe vetëm karbohidrate.

Farat nga ana tjetër mund të shërbejnë për këtë qëllim por edhe të ofrojnë vlera.

Një sasi prej 30 gramë farash ofron 138 kalori, 10 gramë fibër, 4.5 gramë proteinë, 9 gramë yndyrë, gjysma e të cilës është omega-3.

Qofte me fara Chia

Pranohet gjerësisht që farat chia janë të pasura me fibër, antioksidantë dhe acide yndyrore omega-3.

Dy luge gjelle fara ofrojnë 4.4 gramë acid alfa linoleik, që përbën dyfishin e dozës së rekomanduar ditore për burrat dhe katërfishin e dozës ditore për gratë.

Duke qenë se gluteni dhe vezët përbëjnë ndër alergjitë më të përhapura, shefat e kuzhinës përdorin farat chia edhe në gatimin e qofteve rrumbullake.Farat chia mund t’i përfshini në gatimin e pudingut, mund t’i hani me kos, mund t’i përfshini në gatimet e peshkut,  apo edhe me drithërat e mëngjesit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë