Emisioni “Familja jonë” të shtunën iu dedikua muajit rozë, muajit të vetëdijësimit për parandalimin e kancerit të gjirit.
Për sëmundjen e kancerit të gjirit dhe informacionet bazë të cilat duhet ditur, simptomat e para, dhe mënyrat se si duhet të vetëkontrollohemi, na tregon doktori, drejtori i klinikës së Onkologjisë Ilir Kurtishi.
“Kjo është sëmundja numër një, tumori më i shpeshtë tek femrat, në anën tjetër, meqenëse është numri më i madh i kancerit nga kjo lloj sëmundje, atëherë edhe pritet që është shkaktari kryesor që përfundojnë rastet me fatalitet” thotë ai.
Tutje Kurtishi shton se “Çelësi i suksesit është që kjo sëmundje të zbulohet herët. Në moshën 50 vjeçare është standard që femra të bëjë një mamografi apo një ultrazë, ndërsa nëse femra ka ndonjë familjar të sëmurë është mirë që të kontrollohet më herët.
Ndërsa ai thotë se “Një femër mund të e ekzaminojë vetë gjirin, së paku një herë në muaj apo dy herë në muaj dhe zakonisht bëhet pas periudhave të ciklit menstrual”.
Ndërsa sa i përket simptomave drejtori i klinikës së Onkologjisë Ilir Kurtishi, na tregon për simptomat apo ndryshimet të cilat mund të paraqiten në fillim të kësaj sëmundje dhe masat të cilat duhet të i marrim.
“Simptomat mund të vërehen tek dallimi i formës, i ngjyrës, ndonjë tërheqje të majës së gjirit, apo ndonjë gungë në majën e gjirit. Nëse vëreni këto simptoma apo ndryshime duhet të lajmrohemi tek mjeku, të bëjë ekzaminimet e duhura në mënyrë që të vimë tek diagnostifikimi sa më i hershëm”.
Për të u informuar më shumë sa i përket sëmundjes së kancerit të gjirit dhe mënyrat se si mund të e luftojmë këtë sëmundje, klikoni video më poshtë. /FamiljaJonë