Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Këshilla për një lëkurë të pastër

Të gjithë dëshirojnë lëkurë të bukur por ndonjëherë faktorët e jashtëm e bëjnë lëkurën më irrituese.

Ka shumë krema në qarkullim e që kushtojnë shumë, por janë disa produkte që mund të bëjnë magji për lëkurën tuaj.

Soda e bukës – është e mirë jo vetëm për kuzhinë, por edhe për lëkurë. Atë aplikojeni duke e lëmuar fytyrën, kjo bënë që të keni një pastrim të thellë të lëkurës.

Mjalta dhe kripa – kombinimi i  këtyre dy përbërsve, për një periudhë kohore, e pastron lëkurën dhe i largon pucërrat.

Por janë disa ushqime të cilat nuk duhet konsumuar e ato janë:

Hulumtuesit kanë treguar që abuzimi me sheqer, mund të shkaktojë rrudha dhe pucërra. Tentoni që të hiqni dorë nga sheqeri dhe atë merrni duke konsumuar fruta.

Truqet që duhet t’i bëni për një lëkurë të pastër:

Dermatologët kanë treguar disa truqe që ju mund t’i bëni në përditshmëri dhe që ndikojnë për një lëkurë të pastër e të shëndetshme.

Pastroni fytyrën cdo ditë dhe asnjëherë mos flini me grim.

Bëni masazh lëkurës. Kjo do të bëjë që lëkura juaj të shkëlqejë.

Përdorni kremra për diell gjatë verës. Por atë mund ta përdorni edhe gjatë ditëve të dimrit, pasi ekspozoheni ndaj rrezeve ultravioletë.

Aplikoni krem të natës. Zgjidhni ato që kanë në përbërje Vitaminën A, C, E dhe K. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë