Profesioni i mesimdhenies është një prej profesioneve më të rëndësishme dhe të ndikimit të madh në shoqëri. Mësimdhenësit kanë detyrën e të edukuarve të ardhmen, duke ndihmuar në zhvillimin e aftësive dhe njohurive të studentëve të tyre.
Ata janë përgjegjës për të dhënë mësim, të krijojnë plane mësimore, të vlerësojnë përparimin e studentëve dhe të ndihmojnë ata të zhvillojnë potencialet e tyre të plota.
Fatbardha Murati ka ndarë disa këshilla dhe reflektime nga eksperienca e saj si mësimdhënëse. Ajo ka sjellë një perspektivë inovative, duke inkurajuar mësuesit të fillojnë reflektimin nga vetja dhe të kuptojnë thelbin e sfidave të mundshme që nxënësit mund të përballen në klasë.
Murati është mësimdhënëse në Gjimnazin “Aleksandër Xhuvani” në komunën e Podujevës tani për tani, por që më parë ka punuar edhe në shkolla tjera.
Ajo sugjeroi që pedagogët duhet të nisin reflektimin nga vetja dhe të kuptojnë thelbin e problemeve që nxënësit mund të hasin në klasë.
“Në vitin tim të parë të mësimdhënies, shpesh kur shihja nxënësit që nuk kryenin detyrën të cilën ua përcaktoja, parashtroja pyetje si, ‘Pse nuk po e bën detyrën?’ ose ‘Nuk ka kohë për të folur, nuk po të shoh duke bërë detyrën?’, ‘Ku e ke fletoren? S’po e shoh?‘”, ka thënë ajo.
“Gjithmonë mendoja se ata thjesht s’duan ta bëjnë detyrën, nuk duan të mësojnë e janë “dembelë”.
Pastaj, kuptova se në fakt isha unë ajo që nuk merrja mundin për t’u afruar tek ata me një qasje ndryshe, të kuptoja thelbin e këtij “problemi”…”
Për më tepër, ajo ka folur edhe për rolin e mësimdhënësit gjatë orëve mësimore.
Sipas saj, “Roli juaj është të endeni rreth klasës për të identifikuar nxënësit që nuk janë të angazhuar në detyrë, të kërkoni nga ta t’ua thonë se çfarë duhet të bëjnë. Kështu shihni nëse e kanë kuptuar kërkesën tuaj, t’i ofroni inkurajime duke shprehur gëzimin tuaj për të parë punën e tyre në fund, dhe duke shprehur besimin tuaj në aftësitë e tyre me thënie si: “hajde, e di që mund ta bësh ti këtë!”, “hej, thjesht fillo ta bësh njëherë, ti ke potencial të madh!”… si dhe t’i njoftoni ata se është e pranueshme të punojnë me një shok apo shoqe të klasës nëse duan. Bashkëpunimi gjithmonë u ndihmon.”
Ajo gjithashtu bëri i thirrje të gjithë mësimdhënësve duke thënë “Ju lutem që të jeni të vetëdijshëm se kur një nxënës nuk po e plotëson detyrën, ata mund të përballen me një nga sfidat e mëposhtme:
- Ata nuk po e kuptojnë çfarë duhet të bëjnë.
- Ata mund të kenë nevojë për t’u dhënë shembuj më shumë apo t’i qëndroni afër gjatë kryerjes së detyrës.
- Ata mund të kenë nevojë për motivim për ta përfunduar detyrën.”