Gjymtyrët dhe kockat mund të kërcasin dhe të bëjnë zhurma teksa lëvizim.
Ato janë më të forta sidomos kur bëhet fjalë për gishtat, gjunjët, kyçet, qafën dhe pjesën e shpinës.
Studimet thonë se 25 deri në 54 përqind e njerëzve në botë kërcasin gishtat rregullisht.
Kjo si pasojë e nervozizmit ose ndonjë tensioni të mundshëm.
Meshkujt janë ata që kërcasin më shumë gjymtyrët e tyre se femrat.
Kërcitja e kockave mund të ndodhë për arsye të ndryshme dhe shumë njerëz spekullojnë se bëhet fjalë për artritin.
Lajmi i mirë është se kërcitja e kockave nuk përfaqëson asnjë formë të inflamacionit apo artritit dhe nuk shkakton dëme të tyre apo gjymtyrëve.about:blank
Zhurma kërcitëse vjen nga lëvizja e tendinave ose muskujve në kocka.
Por edhe nga plasja e bulëzave të nitrogjenit që formohen në hapësirat ndërlidhëse të gjymtyrëve.