Një sistem i fortë imun ka efekte pozitive duke filluar nga mbrojtja nga sëmundjet e deri te parandalimi i pleqërisë.
Ja disa mënyra për përforcimin e sistemit imun:
Sistemi imun i njohur si sistemi mbrojtës së trupit, jo vetëm që e mbron trupin nga rreziqet që i kanosen nga jashtë, ai gjithashtu lufton kundër pleqërisë dhe na mundëson të ndihemi më të freskët. Ndërsa kur sistemi imun dobësohet, ai na jep sinjale si: plogështi trupore, infeksione të përsëritura, varra brenda zgavrës së gojës, reaksione alergjike në lëkurë etj.
Ja 6 këshilla të arta për përforcimin e sistemit imun:
1. Ushqehuni në mënyrë të rregullt dhe të balancuar. Keni kujdes që të konsumoni ushqimet që përmbajnë vitaminat A, B, C, E, D dhe që përmbajnë minerale të ndryshme.
2. Flini një gjumë cilësor dhe të rregullt. Keni kujdes që të flini të paktën 6-8 orë dhe të bini në gjumë në orë të rregullta.
3. Minimizojeni stresin dhe ankthin.
4. Marrja e probiotikëve dhe funksionimi i rregullt i sistemit të tretjes janë tejet të rëndësishme për sistemin imun. Prodhimet shtëpiake si: kosi, kefiri, uthulla, turshitë, boza dhe lëngu i rrepës, janë materie ushqyese të pasura me probiotikë.
5. Pini ujë në sasi të mjaftueshme. Për funksionimin më të mirë të qelizave trupore, që më shumë se gjysma e strukturës së tyre përbëhet nga uji, dhe për përforcimin e sistemit imun, duhet të pini 2-2,5 litra ujë në ditë.
6. Ushtrimet e rregullta në ambient të hapur mund t’ju bëjnë që të ndiheni më mirë si në aspektin fizik ashtu edhe në atë mendor; gjithashtu ua përforcon sistemin imun.
Prandaj, mos i neglizhoni ushtrimet… /Familja Jonë