Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Keni probleme me përqendrimin? Këto ushqime do t’ju ndihmojnë

Truri, si të gjithë organet e tjera, ka nevojë për ushqim dhe energji.

Nëse e keni të vështirë të përqendroheni dhe nuk keni asnjë problem shëndetësor, më poshtë kemi listuar disa ushqime që do t’ju ndihmojnë të përmirësoni përqendrimin tuaj.

Kafeina
Substanca, si kafeina, rrisin energjinë dhe përmirësojnë përqendrimin. Kafeina ofron atë nxitje që ju nevojitet, por efektet janë të përkohshme. Gjithashtu këshillohet mos ta teproni me sasinë e konsumimit të saj.

Mëngjesi ushqen trurin
Të gjithë kemi dëgjuar se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Sipas hulumtimeve të kryera mëngjesi përmirëson kujtesën dhe vëmendjen afatshkurtër. Ushqimet që renditen të parat për të konsumuar sipas studiuesve janë drithërat, bulmetet dhe frutat. Por mos e teproni: një mëngjes tepër i pasur mund të zvogëlojë në fund aftësinë tuaj për t’u përqendruar gjatë ditës.

Peshku
Peshku përmban acide yndyrore omega 3. Një dietë e pasur me këto lëndë ushqyese është shoqëruar me një rrezik të reduktuar të demencës dhe goditjes në tru. Përveç kësaj, ato kanë një efekt pozitiv në kujtesën, veçanërisht kur rritemi.

Çokollatë dhe arra
Arrat janë një burim i pasur i vitaminës E antioksiduese. Sipas studimeve, kjo vitaminë është thelbësore për parandalimin e rënies njohëse. Çokollata e zezë përmban antioksidantë të fuqishëm dhe stimulues natyralë, si kafeina, që rrisin përqendrimin. Megjithatë, kufizoni sasinë ditore në 30 g, e cila është e mjaftueshme për trurin, por pa ndikuar në peshë apo tregues të tjerë shëndetësorë.

Boronicat
Boronicat mund të mbrojnë trurin nga dëmtimi i radikaleve të lira dhe mund të zvogëlojnë simptomat e sëmundjeve të lidhura me moshën si Alzheimer dhe demencë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë