“Kënga e mjekut” e kënduar nga artistë dhe sportist shqiptarë, po jehon gjithandej.
Kjo këngë vjen tani në një version ndryshe, si një nderim për mjekët dhe infermierët shqiptarë që sot po përballen me luftën kundë Coronavirusit.
“Me bluzën e bardhë afrohesh ngadalë pranë dhembjes që çlodhet në gjumë, ti sjell rreze drite kur hyn në spital, sjell jetën që rrjedh si një lumë”. Këto janë disa nga vargjet e këngës “Kënga e mjekut” të kompozuar nga Agim Prodani në 1963 dhe të kënduar nga artistja e madhe Anita Take, që sot tingëllon me bukur se kurrë në këto ditë të vështira jo vetëm për mjekët shqiptarë, por edhe ata në botë që po përballen me koronavirusin “COVID-19”, janë fjalët e Këngës së Mjekur.