KEG Clinic në muajin e ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, ofron pakon e kontrollit të gjirit e cila përfshin ultrazërin e gjirit dhe konsultimin me radiologun në vlerën prej 15 euro.
“Ne kuadër të muajit Tetor i cili është muaji i ndërgjegjsimit kundër kancerit të gjirit, KEG Clinic ofron pakon e kontrollit të gjirit e cila përfshin ultrazërin e gjirit dhe konsultimin me radiologun në vlerën prej 15 euro”.
KEG Clinic, këtë shërbim e ofron me ultrazë dhe imazheri mjaft të sofistikuar që mundëson diagnostifikim me saktësi të lartë.
Kanceri i gjirit është sëmundja më e shpeshtë nga sëmundjet kancerogjene që prek gratë. Njëkohësisht është shkaktari më i shpeshtë i vdekjes tek gratë e moshës 45-55 vjeç.
Ultrazëri i gjirit është analizë imazherike e cila bëhet për të identifikuar ndonjë ndryshim jo normal në gjirin tuaj. Si metodë radiologjike e ekzaminimit ultrazëri nuk prodhon rrezatim dhe si e tillë është metodë jo e dëmshme dhe pa efekte anësore. Është metodë joivazive dhe aspak e dhimbshme.
Me rritjen e numrit të rasteve me patologji të gjirit si tek femrat ashtu edhe tek meshkujt në nivel botëror, ekzaminimi i gjirit ka gjetur aplikim të gjerë dhe zë vend të rëndësishëm në diagnostifikimin e sëmundjeve të gjirit.
Ultrazëri i gjirit mund të bëhet në çdo moshë si dhe në çdo periudhë të jetës së femrës (shtatëzani , gjidhënie).
Kontrollat e rregullta të gjinjëve me ultrazë mundësojnë detektimin e ndryshimeve sa më herët, në mënyrë që trajtimi të jetë sa më i saktë dhe i sukseshëm.
Për çdo dyshim që mund të keni ju mund të n’a kontaktoni për të marrë këshillat e duhura nga Dr. Afrora Avdyli dhe për të caktuar terminin tuaj në KEG Clinic.
Për më shumë info! 080090001 (Thirr pa pagesë)
Afër Terminalit Doganor dhe rrethit të Shqiponjës, Ferizaj