Në Klinikën Infektive të QKUK, gjinden të hospitalizuar gjithsej 62 pacientë.
Prej tyre të sëmurë me Covid -19 janë gjithsej 50 raste.
Tri raste janë testuar dhe kanë rezultuar negativ për Covid -19 si dhe në pritje të rezultateve janë 3 raste të reja.
Nga 50 pacientë të infektuar me Covid 19:
• 40 raste janë në gjendje stabile
• 8 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
• Në mjekimin intensiv, gjenden 2 pacientë, në ventilim mekanik dhe përkujdesje
intensive.
Sot lirohen nga klinika 6 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid -19.