Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Kanceri i vezoreve, “vrasësi i heshtur”!

Kanceri i vezoreve është një prej sëmundjeve që dëgjojmë të flitet më pak, por është shumë e rëndësishme të dimë çfarë mund ta shkaktojë atë.

Dhe sigurisht, si mund të reduktohet rreziku prej tij. Këtë sëmundje, mjekët e quajnë si “vrasësin e heshtur”, pasi zakonisht femrat e kapin shumë vonë, kur sëmundja ka avancuar.

Nëse kanceri i vezoreve do të diagnostikohej që në hapat e parë, shërimi është plotësisht i sigurtë.

Cilët janë disa nga faktorët që rrisin shanset për këtë sëmundje?!

Gjenetika  – Ky është fakti me më shumë rëndësi. Mjekët thonë se gjëja më e mirë që mund të bëni për të kuptuar nëse jeni apo jo të rrezikuar, është të shihni historinë e familjes suaj. Nëse gratë e familjes kanë vuajtur nga një sëmundje e tillë, kjo është një shenjë paralajmëruese. Gjithsesi, nuk ka vend për panik. Mjafton të mos hiqni dorë nga kontrrollet rutinë.

Shëndeti i tubave fallopianë – Kanceri i vezoreve nuk nis prej tyre, por nga tubat fallopianë. Kur rreziku është i lartë, më e mira që mund të bëhet është  heqja e tubave bashkë me vezoret, sigurisht nëse s’ka asnjë alternativë tjetër dhe është vërtetë e nevojshme.

Mosha e shtatzënisë së parë – Ato që lindin para të 30-ve kanë më pak shance të preken nga kanceri i vezores. Mjekët ende nuk e kanë të qartë pse ndodh kjo, por dinë se lidhet me prodhimin hormonal.

Dietat – E njëjta diet që rekomandohet për shëndetin e përgjithshëm, redukton gjithashtu rrezikun ndaj kancerit të vezoreve. Tryeza e pasur me fruta, perime dhe e varfër në mish të kuq do të pakësojë problemet shëndetësore.

Ekspozimi ndaj kimikateve – Gjëja më e mirë që mund të bëni është të kaloni kohë në natyrë, larg kimikateve apo rrezeve të dëmshme. Këto të fundit rrisin shanset e kancerit të vezoreve.

Youtube

Arkiva

Kategoritë