Kanceri i mushkërive është kanceri më i zakonshëm në të gjithë botën. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, afërsisht 2 milionë raste të reja të kancerit të mushkërive diagnostikohen çdo vit dhe rreth 1.76 milionë vdekje për shkak të kancerit të mushkërive raportohen çdo vit.
Para se të vendosni për trajtimin më të mirë, të përshtatshëm, është shumë e rëndësishme që onkologu të dijë saktësisht llojin e kancerit të mushkërive që ka pacienti.
Kjo për arsye se ka shumë lloje dhe janë shumë delikatë në trajtim prandaj edhe duhet të diagnostikohet saktë në mënyrë që të trajtohet në mënyrën e duhur.
Simptomat
Gjatë fazave shumë të hershme të kancerit të mushkërive, mund të mos ketë shenja ose simptoma. Sidoqoftë, derisa sëmundja përparon, simptomat e kancerit të mushkërive zhvillohen. Disa nga simptomat e kancerit të mushkërive janë:
Kollitja me gjak
Kollë që nuk zhduket për 2 ose 3 javë
Infeksione të vazhdueshme të gjoksit
Vështirësi në frymëmarrje e vazhdueshme
Mungesa e oreksit dhe humbje peshe e pashpjegueshme
Dhimbje gjatë frymëmarrjes ose kollitjes
Kollë e gjatë që përkeqësohet
Lodhje e vazhdueshme
Fazat dhe Trajtimi për Kancerin e Mushkërive
Kur një pacient diagnostikohet me kancer të mushkërive, duhet të bëhen edhe disa teste për të zbuluar shkallën e përhapjes së kancerit përmes mushkërive, nyjeve limfatike dhe pjesëve të tjera të trupit që nënkupton fazën e kancerit.
Lloji dhe faza e kancerit të mushkërive ndihmon onkologun të vendosë për trajtimin më efektiv për pacientin.
NSCLC- Në varësi të llojit dhe fazës së sëmundjes, kanceri i mushkërive trajtohet në disa mënyra, sic janë kirurgjia, kimioterpia, terapia e rrezatimit, imunoterapia etj. ka katër faza kryesore:
– Në fazën 1, kanceri lokalizohet në mushkëri dhe nuk është përhapur jashtë mushkërive.
– Në fazën 2, kanceri është i pranishëm në mushkëri dhe nyjet limfatike përreth.
– Në fazën 3, kanceri është i pranishëm në mushkëritë dhe nyjet limfatike në mes të gjoksit.
– Në fazën 3A, kanceri është i pranishëm në nyjet limfatike vetëm në të njëjtën anë të gjoksit ku kanceri filloi të rritet.
– Në Fazën 3B, kanceri është përhapur në nyjet limfatike në anën e kundërt të gjoksit ose mbi kockën e klavikulit.
– Në fazën 4, kanceri është përhapur në të dy mushkëritë, zonën rreth mushkërive ose në organet e largëta.
Burimi: Pulmo Plus