Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Kanceri i gjirit, Kurtishi: Për 9 muaj janë identifikuar 300 paciente

Ushtruesja e detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku sot ka vizituar Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Sipas saj në nëntë mujorin e vitit 2021, 400 gra mbi moshën 50 vjeçare kanë marr trajtim onkologjisë, derisa kanë pasur prioritet në vaksinimit kundër COVID-19.

Gexha-Bunjaku ka shtuar se janë duke bërë përpjekje për plotësimin e listës esenciale ndonëse buxheti për këtë vit ka qenë i ulët.

Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi tha se nga java e ardhshme për shkak të kushteve pandemike më të mira do nis shërbimi për mamograf mobil në komunat qe kanë mungesë të kësaj pajisje.

Drejtori i Klinikës Infektive, Ilir Kurtishi tha se vetëm në këtë 9 mujor me kancer të gjirit janë identifikuar 300 paciente që i takojnë moshës mbi 50 vjeçare.

Ndërsa, shtoi se aktualisht nga e premtja po mungojnë disa citostatikë për çka deklaroi se brenda këtyre ditëve do furnizohen nga barnatorja qendrore. /KP/

Youtube

Arkiva

Kategoritë