M. 29
“Dita kritike e pesëmbdhjetë majit, kurrë nuk do të harrohet. Krejt afërnesh, derisa nuk jemi largura, ka goditur NATO-ja në Korish, opr nuk kemi vdekur. Më mirë të kishim vdekur atje, me nder e me fytyrë. Kam dëgjuar gjithçka dhe nuk mund t’i përkujtoj të gjtiha skenat e trishtuara. Plumbei është i pastërt, dhunimi është plumb mbi plumbea që të shpon gjithë jetën. Posaçërisht kur e dhunuara e di se për rastin dinë shumë të tjerë. Më kanë rrahur derisa humba vetëdijën, më kanë përgjakur, sepse, kam kërkuar të më vrisnin, nuk kisha armë ta vrisja veten. Unë kam qenë në katin e dytë të një shtëpie të rregulluar bukur. Në parket kishet gjak dhe kutëmonte erë e rëndë. Më kanë lidhur për strati. Njëri prej tyre, ka dashur të më shpojë me një injeksion, për të cilin thoshte se posedonte drogë dhe nëse do të ma jepte, më pas, do të më dërgonin në një kamp ku kishte vetëm femra. Më thoshin se atje, femrat shqitpare, janë të destinuara vetëm për qëllime seksuale dhe do të përdoreshin në fund të fundit si mburoja kundër trupave të kombësorisë së NATO-s, nëse ata, do të futeshin përmes invazionit në Kosovë. Tash, na vjen turp të shihemi me njëra-tjetrën, por, mundohemi ta humbim escila tragjedinë e vet. Ndoshta kështu mbijetojmë më lehtë tragjedinë e dhunimit. Sidoqoftë, nuk jemi fajtore, besoj se bashkëshortët tanë, do të jenë shumë të mrië, vetëm duke na kuptuar se çka kemi përjetuar e çka kemi parë, derisa kemi arritur në Kukës”.