Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Ju ka tepruar ushqim dhe nuk dëshironi ta hedhni… si ta ruani atë.

Frigoriferi është vendi ideal i ruajtjes së ushqimeve, por gjithëmonë nëse i përcjellim disa rregulla.

Duhet pasur shumë kujdes tek mënyra se si e ruajmë, kohëzgjatjen si dhe cila ushqime (s)duhet qëndruar afër njëra-tjetrës.

Nëse i përcjellim me vëmendje këto rregulla, ushqimet tuaja do të ruhen në mënyrë më të drejtë

– Është me rëndësi që ushqimet në frigorifer të vendosen në mënyrë të përshtatshme! Ushqimet që
prishën më shpejt, duhet të vendosën në raftin më afër akullit; ndërsa ato që qëndrojnë më gjatë të
vendosën në raftin më të poshtëm.
– Në asnjë mënyrë mos e vendosni mishin e papjekur pranë atij të pjekur. Sepse ekziston mundësia që
mishi i pjekur të kontaminohet me baktere nga mishi i papjekur.
– Frutat e detit duhet të ruhen në enë pa depërtim të ajrit dhe të konsumohen brenda dy ditëve.
– Ushqimet e mbetura duhet të vendosen në enë nga qelqi dhe të ruhen në frigorifer.
– Pemët dhe perimet nuk duhen të vendosen me qese në frigorifer. Mos harroni se pemët dhe perimet
brenda qeses prishen më shpejt.
– Pemët dhe perimet duhet të ruhen në vende të ndara.
– Në lëvoret e vezëve jetojnë baktere të shumta, prandaj vezët duhet të ruhen në kutitë e tyre në raftet e
mesme ose të poshtme të frigoriferit.
– Qumështi duhet të ruhet në raftet e brendshme të frigoriferit dhe jo në derë.
– Ushqimet e grira kur të blihen menjëherë duhet të vendosën në pjesën e akullt dhe kur të konsumohen
të shkrihet sasia e nevojshme e ushqimit të grirë. /Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë