Gjatë shtatzënisë imuniteti juaj më së shumti është “i angazhuar” për të mbrojtur fëmijën. Për këtë arsye, ju do të vini re se ju jeni më të ndjeshëm ndaj disa infeksioneve tipike. Megjithatë, nuk ka asnjë arsye për panik, sepse infeksionet që ju “rrëmben” ju, fëmijën nuk do të dëmtojë.
Shumica dërrmuese e infeksioneve – ftohjet, gripi dhe problemet e stomakut – janë përvoja të pakëndshme për ju, por për një fëmijë të pa lindur ato rrallë paraqesin një problem, thonë mjekët. Sigurisht, ju duhet të kujdeseni për shëndetin tuaj dhe gjendjen e përgjithshme të mirë. Pra, të merrni shumë lëngje dhe të pushoni sa më shumë të jetë e mundur (gjumi është një mekanizëm natyral i shërimit dhe rigjenerimit). Gjithashtu, përpiquni të hani shumë fruta dhe perime të freskëta, sepse këto ushqime përmbajnë antioksidantë që ndihmojnë organizmin të luftojë kundër infeksioneve. Nëse, pavarësisht masave të marra, ju “bashkëngjitet” një infeksion, kjo është ajo që duhet të bëni …
KAM HUNDËN TË ZËNË!
Bllokimi i hundës është një dukuri e zakonshme në shtatzëni, sepse hormonet mund të shkaktojnë akumulimin e lëngjeve në mukozë. Në rast të sinusit, do të përjetoni dhimbje në zonën e hundës dhe rreth syve. Edhe pse për ju do të jetë shumë e vështirë, të jeni të sigurta që foshnja nuk do të vërë re se po ndodh diçka e pazakontë …
Provoni këtë…
Mbushni një enë të thellë me ujë të nxehtë, mbuloni kokën me një peshqir dhe mbajeni mbi të për të thithur avull. Thithja është një nga metodat më efektive për zhbllokimin e sinuseve.
* Spërkatni jastëkun me vaj eukalipt për të marrë frymë më lehtë gjatë natës.
KOLLA E VAZHDUESHME
Kollë e thatë ose me sekrecione zakonisht ndiqet nga simptomat e një ftohjeje klasike, siç janë rrjedhja e hundës dhe skuqja dhe dhimbja e fytit. Edhe pse kjo është një çështje e dukurive të pakëndshme, ajo zakonisht rimëkëmbet pas disa ditësh. Nëse kjo nuk ndodh, kontaktoni mjekun tuaj.
Provoni këtë…
* Shpëlajeni fytin me ujë të kripur të ngrohtë (lehtëson dhimbjen e fytit);
Merrni një mjaltë të ngrohtë me lëng limoni (lehtëson frymëmarrjen.)
*Hudhra, lakra e ëmbël dhe gjiza konsiderohen ushqime mjekësore. Prandaj hani
që të shëroheni.
MË DHEMB STOMAKU
Problemet përkohshme të stomakut nuk do të ndikojnë negativisht tek foshnja, por nëse shoqërohen me temperaturë të lartë ose me dhimbje të forta, është mirë që të kontaktoni mjekun tuaj. Ndonjëherë ndodh që diarrea, e cila ndodh në fund të shtatzënisë, në të vërtetë nënkupton fillimin e lindjes.
Provoni këtë…
* Pini shumë çaj për të parandaluar dehidratimin e organizmit.
* Hani vakte të pakta.
* Nëse diarreja ose vjellja zgjat më shumë se 24 orë, kontaktoni mjekun tuaj.
KAM GRIP
Simptomat e gripit, të tilla si temperatura e ngritur, hunda e zënë dhe dhimbja në të gjithë trupin, mund të zgjasë me ditë dhe të shkaktojë lodhje të madhe fizike. Infeksioni viral që keni “fituar” mund të duket vërtet i tmerrshëm, por nuk do të dëmtojë fëmijën tuaj.
Provoni këtë…
* Nëse infeksioni nuk e dëmton
oreksin tuaj, hani shumë fruta, perime dhe hudhër për të rritur imunitetin.
* Qëndroni në shtrat derisa të merrni veten nga gripi, sepse trupi juaj
ka nevojë për më shumë pushim.
+ Merrni antipiretik dhe analgjezik nëse është e nevojshme, por vetëm në
dozën e përshkruar. Nëse temperatura juaj e trupit është mbi 38 gradë Celsius
ose simptomat nuk lehtësohen pas disa ditësh, sigurohuni që të kontaktoni
mjekun tuaj.K
CILAT TERAPI JANË TË SIGURTA?
Rregulli i përgjithshëm për marrjen e ilaçeve gjatë shtatzënisë është: MOS! Megjithatë, në situata të caktuara, aplikimi i tyre është i domosdoshëm. Ju rekomandojmë ju, ato që janë farmakologjikisht të sigurt për foshnjat, dhe kush nuk janë, por as edhe as preparati më i thjeshtë nuk duhet të merret pa konsultime paraprake me gjinekologun tuaj …
ANALGJEZIKËT
Me kusht që të mos e tejkaloni dozën e përshkruar, përdorimi i paracetamolit në shtatzëni konsiderohet i sigurt. Megjithatë, përpiquni të përdorni sa më pak të jetë e mundur dhe përdorni më pak këtë trajtim. Rezultatet e një studimi shkencor në Britani tregojnë se përdorimi i shpeshtë i paracetamolit në shtatzëni mund të rrisë rrezikun e astmës tek fëmijët.
Ibuprofen (brufen) dhe kodeina duhet të shmangen në tremujorin e tretë të shtatzënisë, pasi zvogëlojnë qarkullimin e gjakut të foshnjës. Të dyja llojet e analgjezikëve mund të shtyjnë lindjen.
Aspirina duhet gjithashtu të shmanget sepse zvogëlon koagulimin e gjakut dhe ndikon negativisht tek foshnja. Ju mund ta merrni vetëm nëse mjeku e ka përcaktuar përdorimin e tij.
PRODUKTET MJEKËSORE NDIHMËSE
Përdorimi i trajtimeve të dobishme nuk është gjithmonë i sigurt gjatë shtatzënisë. Ata zakonisht përmbajnë efedrine, kodeine, alkool, kafeinë, bikarbonat natriumi, substanca që nuk konsiderohen të sigurta për fetusin. Prandaj është shumë e rëndësishme që gjithmonë të konsultoheni me një mjek ose farmacist përpara se të përdorni ndonjë ilaç që mund të blihet në një farmaci.
ANTIBIOTIKËT
Llojet e shumta të antibiotikëve nuk janë të sigurt për t’u përdorur në shtatzëni. Tetracyklina, erytromicina, streptomicina, dhe kinolonet duhet të shmangen, sepse ata mund të shkaktojnë efekte të shumta të dëmshme në fetus. Efektet e dëmshme të penicilinës dhe amoksicilinës, të cilat shpesh përshkruhen si terapi në shtatzëni, nuk janë të njohura.
VITAMINAT DHE MINERALET
Merrni vetëm ato për gratë shtatzëna, sepse doza të larta të vitaminave të caktuara (vitamina A) nuk rekomandohet në këtë gjendje. Është mirë që të merrni këto ilaçe sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
PREPARATET BIMORE
Edhe pse bëhet fjalë për një ilaç natyral, përgatitjet e caktuara të kësaj kategorie mund të jenë shumë të fuqishme, madje edhe toksike. Bimët si kamfuri, xhinxheri, arrë muskat duhet të shmangen plotësisht, pasi ato mund të shkaktojnë kontraktimet e mitrës dhe abort. Para se të merrni ndonjë preparat bimor, sigurohuni që të konsultoheni me mjekun tuaj ose herbalistin i cili është i kualifikuar për të. Megjithatë, përdorimi i bimëve në dietën ushqimore është plotësisht i sigurt.
KUR DUHET T’I LAJMËROHENI MJEKUT?
Ka disa infeksione që duhet të shmangen gjatë shtatzënisë. Këto janë lija e dhenve, rubeola dhe sëmundjes së fytyrës së kuqe (parvovirus B19), të cilat mund të kenë një efekt të dëmshëm në fetus. Nëse vëreni ndonjë simptome shqetësuese, të tilla si skuqje ose temperaturë të lartë që nuk mund ta ulni, kontaktoni menjëherë mjekun. Megjithatë, mos u shqetësoni shumë për rreziqet e mundshme dhe mos u sillni në mënyrë fobike. Gjëja më e rëndësishme është të merren masa paraprake dhe kujdes racional, të relaksoheni dhe të gëzoni shtatzëninë tuaj.
SI TË MBROHEMI NGA GRIPI DHE FTOHJA?
Hani ushqim të shëndetshëm dhe të balancuar, shumë fruta dhe perime. Pini ujë, çaj dhe lëngje të shtrydhur. Kufizo marrjen e kafeinës. Pushoni, ushtroni lehtë dhe përpiquni të shmangni stresin.
Gjatë sezonit të gripit, shmangni transportin publik, shmangni vizitat tek pacientët, vendet e mbyllura ku ka shumë njerëz, motin me erë, lani shpesh duart …