Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Jasharaj: Janë vaksinuar 90% e mësimdhënësve, të tjerët po ankohen se s’ka termine të lira

Pas rritjes së numrit të të infektuarve me coronavirus në vendin tonë dhe marrjen e masave të reja nga qeveria e Kosovës kusht për t’u imunizuar kanë edhe mësimdhënësit dhe personeli shkollor.

Në Sindikatën e Bashkuar të Arsimit thonë se mësimdhënësit duan të vaksinohen por ankohen se s’ka terminë të lira.

Thirrjes së Ministrisë së Arsimit për vaksinim i janë përgjigjur rreth 90 për qind të mësimdhënësve dhe personelit të shkollave.

Kështu thotë kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Sipas tij, pengesë mbetet mungesa e terminëve të lira për vaksinim.

“E kemi tejkaluar gati te 90 për qind i të punësuarve në sektorin e arsimit që janë vaksinuar të paktën me një dozë’, tha Jasharaj për RTV21.

Sipas masave të reja të vendosura nga qeveria gjatë javës që shkoi aktiviteti arsimor në institucione publike dhe private të arsimit parauniversitar është pezulluar deri më 13 shtator.

Youtube

Arkiva

Kategoritë