Kungulli është një frut me super veti ushqyese, i pasur me vitamina dhe minerale, por me pak kalori dhe ka pafund mënyra për t’u përfshirë në dietë, sa do të habiteshit.
Që nga ëmbëlsira, sallata, byrek me kungull madje madje mund të jetë një zëvendësues shumë i mirë dhe i gjalpit.
Kungulli është një nga burimet më të mira dhe më të njohura me beta-karoten, një super antioksidant, që njihet si kontribuesi kryesor i ngjyrës portokalli dhe që konvertohet në vitamin A në trup.
Konsumi i ushqimeve të pasura me beta-karoten mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të disa tipeve të kancerit, mbron nga azma dhe sëmundjet e zemrës dhe ngadalëson plakjen dhe degjenerimin e trupit.
Kungulli është i pasur me fibër, kalium, vitaminë C dhe vitaminë E.
Shtrydhja e kungullit bashkë me karrotën ofron një mundësi shumë të mirë për forcimin e imunitetit, sidomos gjatë ndryshimit të stinëve.
Lëngu i kungullit dhe karotës për imunitet të fortë në vjeshtë.
Për përgatitjen e këtij lëngu ju nevojiten:
3 filxhanë e gjysmë me copa karrotash
3 filxhanë çaji me copa kungulli
Lëng limoni jeshil
Përgatitja:
Pastrojeni kungullin nga farat dhe prijeni në copa të vogla të një madhësie të përshtatshme për shtrydhësen tuaj.
Lëkurën e kungullit mund ta mbani sepse është shumë e pasur në vlera.
Qërojini karrotat dhe pritini në copa të vogla.
Kalojini karrotat dhe kungullin në shtrydhëse dhe më pas lëngun hidheni në gotë.
Shtrydhni një gjysëm limoni jeshil në lëng dhe pijeni menjëherë.
Lëngu i kungullit dhe i karrotës ofron një pije shumë të mirë dhe energjike për organizmin.
Lëngu është shumë i pasur në tryptophan, një substancë që aktivizon ndjesinë e gëzimit dhe mirëqënies por që lufton edhe depresionin.
Lëngu i kungullit në veçanti parandalon formimin e qelizave kancerogjene, përmirëson funksionin e trurit dhe mbron shëndetin e syve.