Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Ja si të kujdeseni për vetën nëse jeni shtatzënë dhe shkoni në plazh

Edhe shtatzënat mund ta shijojnë plazhin, mjafton të ndiqni disa rregulla për të shijuar plazhin në siguri të plotë. Këto janë rregullat që gratë shtatzëna duhet të ndjekin në plazh:

Siguria në plazh:

Ndalohet ekspozimi në diell, në orët më të nxehta të ditës

-Përdorni një mbrojtje totale, për të evituar shfaqjen e njollave në fytyrë, sepse ato nuk do t’ju ikin më

-Pini shumë ujë, deri në 2 litra në ditë

-Evitoni alkoolin

-Evitoni peshkun e papërpunuar dhe frutat e detit, për shkak se rrezikoni hepatitin

-Bëni shumë not, sepse përmirëson qarkullimin e gjakut te këmbët

-Hani pak po shpesh, duke preferuar perimet dhe frutat, por evitoni frutat me shumë sheqer, si rrushi, bananet, ananasi dhe fiqtë

-Në rast se keni dhimbje koke, lini direkt plazhin sepse mund të jetë faji i diellit

-Bëni kujdes nga ulja e tensionit. Mund t’ju ndodhë edhe kur bëni lëvizje të vogla

-Mos u ulni kurrë në rërë apo shtrat të pazhit pa një peshqir, që duhet të jetë në  mënyrë rigoroze personal, për të evituar infeksionet vaginale.

Youtube

Arkiva

Kategoritë