Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top

Poret e lëkurës krijojnë mundësinë që gjëndrat e sebumit ose siç njihen ndryshe gjëndrat e yndyrës së lëkurës, të hidratojnë atë.

Këto pore zakonisht janë më të gjera në zonën e hundës dhe të ballit.

Humbja e kolagjenit me kalimin e viteve është një nga faktorët kryesorë të zmadhimit të poreve.

Dëmtimi nga dielli shkakton gjithashtu zmadhim të poreve dhe plakje të lëkurës.

Nëse dëshironi pore më të vogla të cilat nuk janë të dukshme, atëherë duhet të mbani të pastër lëkurën tuaj.

AgroWeb.org ju tregon disa hapa si të pastroni lëkurën e fytyrës suaj dhe ta trajtoni atë me produkte natyrale.

Hapi i parë

Përbërësit

  • 5 lugë gjelle me uthull molle
  • 2 gota me ujë

Përgatitja

Përzieni dy produktet në një shishe dhe përdoreni në formën e një toniku duke e lyer fytyrën pas larjes.

Uthulla e mollës do të pastrojë në thellësi lëkurën tuaj dhe do të ndihmojë kontrollin me prodhimin e yndyrës.

Hapi i dytë

Përbërësit

  • 2 lugë gjelle me tërshërë
  • 2 lugë gjelle me lëng limoni
  • E bardha e një veze

Përgatitja

Përzieni të gjithë produktet derisa të formoni një pastë të njëtrajtshme.

Vendoseni në fytyrë dhe lëreni për 30 minuta, më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm.

E bardha e vezës përmban kolagjen dhe proteina të cilat ndihmojnë rigjenerimin e lëkurës dhe luftojnë inflamacionin.

Kjo maskë eliminon rrudhat, ruan elasticitetin e lëkurës dhe zvogëlon poret e lëkurës.

Hapi i tretë

Në fund mjafton të lyeni fytyrën me aloe vera dhe liheni të veprojë gjatë natës.

Xheli i aloes ndihmon në prodhimin e kolagjenit dhe përmirëson elasticitetin e lëkurës.

Aloe vera do të pastrojë poret tuaja nga papastërtitë dhe yndyra duke e lënë atë të butë dhe të rinuar.

Youtube

Arkiva

Kategoritë