Vakti i mëngjesit është gjithmonë i rëndësishëm për tu konsumuar, por për shkak të nxitimit për punë apo zgjimit të vonë shpesh për mëngjes ne nuk i kushtojmë rëndësi ushqimeve që hamë.
Kafja e mëngjesit, çaji apo pijet me përmbajtje të lartë sheqeri apo ato energjike janë zgjidhja më e shpejtë, por si ndikon në organizmin tonë konsumimi i tyre në jetën e përditshme?
Sipas studiuesve disa pije duhet t’i shmangim për t’u konsumuar në mëngjes, sepse organizmi i disa njerëzve nuk reagon mirë pas konsumimit të tyre.
Lëngjet e frutave me përmbajtje të lartë sheqeri
Për shkak të niveleve të larta të fruktozës, një sheqer natyral që gjendet në fruta pirja e këtyre lëngjeve mund të shkaktojnë fryrje barku tek disa individë.
Kafe me shumë qumësht
Qumështi, i cili përdoret zakonisht në kafe, përmban laktozë, një sheqer që mund të jetë i vështirë për t’u tretur për disa njerëz.
Intoleranca ndaj laktozës mund të çojë në fryrje. Disa njerëz janë të ndjeshëm ose intolerantë ndaj këtyre aditivëve të tillë si produktet e qumështit, sheqeri i rafinuar ose ëmbëlsuesit dhe aromat artificiale..
Pije me pluhur proteinash
Pluhuri i proteinave, një suplement popullor për ndërtimin dhe rikuperimin e muskujve, ndonjëherë mund të shoqërohet me fryrje në disa individë. Kjo fryrje mund të shkaktohet nga disa faktorë, duke përfshirë praninë e disa aditivëve, laktozës ose alergeneve në disa pluhura proteinash.
Pije energjike
Pijet energjike, të njohura për efektet e tyre stimuluese dhe përmbajtjen e kafeinës, mund të kontribuojnë në fryrjen e barkut tek disa njerëz. Këto pije shpesh përmbajnë nivele të larta sheqeri, ëmbëlsues artificialë, që mund të çojnë në rritjen e formimit të gazit dhe fryrje.