Italia ka gjasa të vendosë nëse do ta legalizojë apo jo kanabisin në një referendum vitin e ardhshëm, pasi grupet e fushatës arritën të mbledhin 500 mijë nënshkrimet e kërkuara në një javë.
Sipas CNN, përcjell Telegrafi, referendumet e kërkuara në Itali mund të thirren nëse janë kryer 500 mijë nënshkrime dhe aktivistët ishin në gjendje të merrnin shumën e nevojshme shumë para afatit të 30 shtatorit.
Nëse publiku voton për legalizimin e kanabisit, blerja, shitja dhe kultivimi i drogës do të bëhen të gjitha të ligjshme sipas ligjit italian.
“Më shumë se 500 mijë nënshkrime online në vetëm një javë për #ReferendumCannabis”, kanë shkruar aktivistët në faqen e tyre zyrtare në Facebook.
Konsumimi i kanabisit nuk është ilegal sipas ligjit italian dhe marihuana lejohet për qëllime mjekësore. Sidoqoftë, blerja, shitja dhe kultivimi masiv i barit është i paligjshëm dhe tregtarët mund të përballen me deri në 10 vjet burg nëse shpallen fajtorë.
Kujtojmë se më 8 shtator, Italia legalizoi kultivimin e sasive të vogla të kanabisit për përdorim personal, megjithëse koha maksimale e burgut për shpërndarjen e drogës u rrit nga gjashtë në 10 vjet.