Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Intervistë me Safet Blakaj: Përdorimi i substancave narkotike në Kosovë

Përdorimi i substancave narkotike në Kosovë është një çështje që ka tërhequr gjithnjë e më shumë vëmendje gjatë viteve të fundit. Ndërsa vendi ka përjetuar ndryshime ekonomike dhe shoqërore, rritja e aksesit dhe përdorimit të substancave të paligjshme ka krijuar sfida të reja për shoqërinë dhe autoritetet.

Në lidhje me këtë, Familja Jonë ka zhvilluar një intervistë me Safet Blakaj në mënyrë që të mësojmë më shumë rreth këtij fenomeni.

Më poshtë, gjeni intervistën e plotë.

1.Cilat janë substancat narkotike më të përdorura në Kosovë dhe si ka ndryshuar përhapja e tyre në vitet e fundit?

    Gjatë viteve 2000-2012, drogat kryesore në Kosovë kanë qenë Heroina dhe Marihuana. Nga viti 2018, ka filluar rritja e numrit të përdoruesve të Kokainës, ndërsa numri i përdoruesve të Heroinës dukshëm është zvogluar.

    Katër vitet e fundit, e posaqërisht dy vitet e fundit, Kokaina ka shënuar rritje të shpejtë. Marihuana, pra, përdoret më së shumti, e pastaj Kokaina. Ekstazi po shënon rritje poashtu.

    2. Cilat janë faktorët kryesorë që kontribuojnë në përdorimin e substancave narkotike në Kosovë?

    Ka disa faktorë, por do t’i thoja disa sic është qasja e lehtë te drogat, dëshira për t’i takuar grupit, kureshtja si dhe trendet botërore.

    3. Cilat mosha janë më të prekura nga përdorimi i këtyre substancave në Kosovë?

    Natyrisht janë të rinjët që janë në rrezik sepse fillimi i përdorimit të drogave ka rënë dukshëm. Mosha mesatare e fillimit të drogave sipas të dhënave tona ka rënë në 16.2 vjec. Mosha më me rrezik janë 14, 15, 16 dhe 17 vjec.

    4. Si është raportuar përdorimi i substancave narkotike në mesin e të rinjve në Kosovë dhe çfarë masash janë marrë për të adresuar këtë problem?

    Sfidat që hasen në trajtimin e përdoruesve të drogave ndërlidhen me hapësirat ose objektet e trajtimit, mungesa e stafit professional dhe trajnimi i vazhdueshëm.

    Stigmatizimi i përdoruesve, informimi dhe edukimi i drejtë i tyre mbi rreziqet e drogave dhe jovetëm për perdoruesit, por edhe për familjaret e tyre.

    5. Si është e organizuar ndihma për ata që janë të varur nga substancat narkotike në Kosovë dhe çfarë mund të bëhet për të përmirësuar këtë sistem?

    Ka disa mundësi për trajtim këtu në Kosovë edhe pse kualiteti i shërbimeve le për të dëshiruar. Përvec Labirinti, që është trajtim ditorë, Klinika Psikiatrike ofron trajtim ambulantorë dhe hospitalorë. Poashtu, sektori privat ofron mundësi trajtimi.

    Ajo që mungon pothuajse krejtësishtë është programi nacional i parandalimit. Është detyrë e jona dhe institucioneve dhe gjithë akterve tjerë që të përgatitet një program parandalues dhe të zbatohet.

    Youtube

    Arkiva

    Kategoritë