Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Infektologu Tolaj: Jemi në situatë të mbyllemi sërish

Infektologu Ilir Tolaj, në një intervistë për A2 , u shpreh se Qeveria e Kosovës veproi me vonesë në parandalimin e përshkallëzimit të situatës me koronavirus.

Tolaj ndër të tjera u shpreh se lejimi i aktiviteteve të tilla, si dasmat dhe ahengjet e tjera ndikoi në rritjen e numrit të të infektuarve me koronavirus. Sipas tij, Kosova aktualisht gjendet në situatë ku duhet të mbyllet sërish në mënyrë që situata pandemike të normalizohet.

“Lirimi i masave në përmasat që ishin në Kosovë është një prej shkaqeve se përse kemi një situatë të tillë më valën e katërt të pandemisë dhe përhapja e Deltës e ka bërë të vetën. Qeveria veproi në mënyrë të ngathtë të vonuar edhe kur rastet nisën të shtohen, lejoi lokalet e natës dhe kafeteritë me orar të gjatë.

Asnjë nga këto veprimtari nuk u shoqërua me masa minimale antiCovid. Në Kosovë duke lejuar punën e disa segmenteve ne tashmë po përballemi me pasoja dhe vuajtje. Duke synuar të lejojmë një jetë të lirë ekonomike jemi në situatën të mbyllemi në tërësi”, u shpreh Tolaj në A2.

Youtube

Arkiva

Kategoritë