Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se për shkak të uljes së rasteve me koronavirus, ka ndërprerë marrjen e mostrave dhe testimin COVID dhe lëshimin e rezultateve të testimit gjatë të dielave.
IKSHPK njofton se kjo po ndodhë pas dy vitesh përballje me coronavirus.
“Për shkak përmirësimit të theksuar të gjendjes epidemiologjike me SARS-CoV-2 në Kosovë, përkatësisht uljes së dukshme të rasteve me COVID 19 si dhe uljes të kërkesave për testim për SARS-CoV-2, IKSHPK njofton që pas një periudhe dy vjeçare të punës intenzive, ndërprenë marrjen e mostrave dhe testimin për SARS-CoV-2 si dhe lëshimin e rezultateve të testimit gjatë të dielave”, thuhet në njoftim.
IKSHPK bën të ditur se qytetarët e Kosovës mund të testohen në IKSHPK për SARS-CoV-2 me RT PCR nga e hëna deri të shtunën gjatë orarit të punës 08:00 – 14:00.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka lehtësuar masat antiCOVID me datën 1 mars, ku ka larguar orën policore