Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një shtetas të Serbisë me arsyetimin se personi i ka ofruar ryshfet për mos posedim të vërtetimit të vaksinimit të plotë kundër COVID-19.
Sipas njoftimin, i arrestuar ka ofruar ryshfet prej 10 euro zyrtarit policor në kabinën e kontrollit.
“Më datën 25.10.2021 në orën 08:40, në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë, në hyrje nga Republika e Serbisë për në Republikën e Kosovës, ka ardhur një automjet me targa të serbe në të cilin ishin dy persona, shtetas të Serbisë. Gjatë kontrollimit dhe regjistrimit të dokumenteve të personave dhe automjetit, i dyshuari ka prezantuar dokumentet e nevojshme por nuk ka prezantuar dëshmi për bashkudhëtarin e tij, për kushtet e hyrjes në Republikën e Kosovës, i cili nuk kishte vaksinim të plotë kundër COVID-19. Nga zyrtarët policorë bashkudhëtarit i është refuzuar hyrja në RKS, bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për masat mbrojtëse kundër COVID-19”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.
“Me këtë rast i dyshuari G.S. (1964), i ka ofruar ryshfet (10 euro) zyrtarit policor në kabinën e kontrollit, me qëllim të lejimit të hyrjes në RKS edhe për bashkudhëtarin i cili nuk plotësonte kushtet e hyrjes në RKS. Personi i dyshuar është arrestuar nga zyrtarët policorë dhe për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit ‘Dhënia e ryshfetit’”, përfundon njoftimi.
Personi i dyshuar është intervistuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë