Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi” i janë bllokuar xhirollogaritë bankare, për këtë arsye kamionët e kësaj kompanie dhe punëtorët e kësaj kompanie të mërkurën (nesër) nuk do të dalin në terren për të bartur mbeturinat.
Përmes një komunikate, Kompania Rajonale e Mbeturinave KRM “Pastrimi”, SH.A-Prishtinë, njofton opinionin publik se i janë bllokuar gjitha xhirollogaritë bankare nga Kompania për Menaxhimin e Deponive te Kosovës-KMDK me te cilat kryen shërbime bankare.
“Po ashtu, Kompania “Pastrimi”, Sh.A-Prishtinë njofton qytetarët se nga dita e nesërme me dt. 09.02.2022 kompania nuk do të ketë mundësi të bëjë grumbullimin dhe largimin e mbeturinave për arsye te bllokimit te xhirollogarive bankare nga Kompania për Menaxhimin e Deponive te Kosovës, prandaj duhet të bëjmë ndërprerjen e shërbimit te mbeturinave”, thuhet në komunikatë, transmeton Telegrafi.
Kompania “Pastrimi”, Sh.A-Prishtinë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve deri ne zgjidhjen e këtij problem.