Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Hurma, ëmbëlsuesi më I shëndetshëm !

Me konsumimin e hurmave ne përfitojmë shumë të mira shëndetsore. Ato  e krijojnë ndjenjën se jeni ngopur me ushqim, dhe rrjedhimisht ndihmojnë në humbje të peshës

Përvec që janë të shijshme, hurmat janë një prej ushqimeve më të shëndetshe në planet

Ato janë janë të pasura me kalium, i cili e ulë rrezikun e sulmit në tru deri në 40% dhe e përmirëson funksionin e sistemit nervor, përmbajnë sasi të lartë të fosforit po ashtu e përmirëson funksionin e trurit

Hurmat janë të mbushura me kalcium i cili e përmirëson florën intestinale, dhe në mënyrë efikase e trajton diarrenë, gjithashtu përmbajtja e lartë e fibrave ndikon në përmirësimin e precesit tretës, lirojnë kapsllëkun, shpejtojnë metabolizmin.

 Duke qenë një prej burimeve më të pasura të hekurit, hurmat janë të shkëlqyeshme për trajtimin e anemisë dhe për rritjen e rrjedhës së oksigjenit në tru. Përmbajtja e lartë e magnezit, e cila i zgjeron enët e gjakut, ndikon në zvogëlimin e shtypjes së gjakut

 Hurmat dhe shtatzania ?

Hurmat janë të mira edhe gjatë shtatzënisë sepse e lehtësojnë dhimbjen, e zvogëlojnë gjakderdhjen, e lehtësojnë procesin e lindjes dhe e parandalojnë depresionin pas-lindjes

100 gramë hurma përmbajnë:

Kalori: 277
Karbohidrate: 75 gramë
Fibra: 7 gramë
Proteina: 2 gramë
Kalium: 20% të sasisë së rekomanduar ditore
Magnez: 14% të sasisë së rekomanduar ditore
Hekur: 55 të sasisë së rekomanduar ditore
Vitaminë B6: 12% të sasisë së rekomanduar ditore, etj.

Youtube

Arkiva

Kategoritë