COVID-19 prekë çdo pjesë të trupit, dukë përfshirë edhe sistemin e frymëmarrjes.
Mirëpo një fakt shqetësues që është përhapur tek pacientët e infektuar me covid-19 është rënia e flokëve shkruan Express.co.uk.
Por, cila është lidhja mes këtyre dyjave?
Aktualisht, ende nuk egzistojnë prova të tilla që sugjerojnë se covid-19 ndikon në humbjen e flokëve.
Në vend të kësaj, stresi fizik dhe emocional që po shoqërohet përgjatë pandemisë mund të dërgoj në një gjendje të humbjes së flokëve e cila quhet telogen effluvium (vjen si rrjedhojë e luhatjes së hormoneve).
Ky fakt, nuk është vërejtur vetëm te pacientët e infektuar, por edhe tek personat e tjerë që nga gjendja aktuale kanë përjetuar strese të vazhdueshme, si humbja e punës apo humbja e më të dashurve të tyre.
Vlen të përmendet se kjo gjendje është e përkohshme, andaj për personat që janë duke përjetuar këtë gjendje sugjerohet që t’ju përmbahen një dietë të ekuilibruar, një gjumi cilësor, aktiviteteve fizike për të mposhtur stresin përgjatë kësaj kohe.