“Before I go to Sleep”, “The Vow”, “50 First Dates” , janë filma amerikanë që kanë një të përbashkët: humbjen e kujtesës së personazheve.
Njësoj si karakteret e këtyre filmave, është edhe Camre Curto – që humbi kujtesën gjatë lindjes së djalit ku pësoi një sulm në tru, 7 vjet më parë. Që nga ai moment, ajo harroi ekzistencëne burrit të saj, Steve.
Ndonëse nuk e kujtonte, ajo më vonë i kishte thënë atij “Nuk e di kush je, por e di që të dua”.
Janë pikërisht këto fjalë, që e kanë inspiruar çiftin të shkruajnë një libër, me po të njëjtin titull.
Gjithçka filloi kur Camre, atëkohë 31 vjeçare, u detyrua të kryejë lindje cezariane, por pësoi një sulm dhe hyri në koma.
Kur u zgjua, kujtesa e saj ishte fshirë – duke përfshirë këtu edhe harresën për familjarët e saj, e madje ajo nuk e kujtonte as që kishte qene shtatzënë.
Burri i saj në një intervistë për GMA, ka terguar që ai i ka mësuar asaj gjithçka nga fillimi, edhe ato gjërat bazike siç janë: pastrimi i dhëmbëve dhe veshja.
“Ishim duke qëndruar në dhomë të ndejës, kur ajo më tha që nuk e dinte kush isha, por më donte. Kjo ka mbetur gjithmonë në kujtesën time. Kjo ka qenë arsyeja pse unë i kam qëndruar gjithmonë afër”.
Me ndihmën e një terapisti për vite me radhë, ajo mësoi si t’i kryente funksionet bazike, e tani madje edhe e mban mend burrin dhe djalin e saj.
“Unë e kam tejkaluar këtë për shkak të djalit dhe burrit tim. Çdo herë kur shoh djalin dhe Steve, më vjen një buzëqeshje nga shpirti. Dashuria për këtë familje më ka ndihmuar”.
Për gjithë eksperiencën e tyre, çifti kanë shkruar librin me titullin “But I Know I Love You” që është botuar në shtator. /Familja Jone