Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Homoseksualizmi në kontekstin kosovar – Flet sociologu Rejhan Fejza

Homoseksualizmi si temë, veçmas në Kosovë, ka qenë e destinuar që të nxisë shpeshherë jo pak debate e polarizime në mes të shoqërisë. Argumentet e përdorura nga të dyja palët, ata pro dhe kundër homoseksualizmit, nuk kanë dalë asnjëherë përtej një rrethi vicioz interpretimesh, cka ka rezultuar që qëndrimet të jenë ngurtësisht të njëjta dhe pa përparime në këtë aspekt.

I kontaktuar nga Familja Jonë, sociologu Rejhan Fejza flet pikërisht për këtë dukuri në kontekstin kosovar. Fejza shprehet se gjithnjë ka pasur individë që janë rreshtuar në krah të kësaj forme të përcaktimit seksual, e cila nuk bën të mohohet, por, sipas tij, është një tjetër element më i rrezikshëm në këtë aspekt.

“Viteve të fundit jemi dëshmitarë të shpërthimit të temave kinse tabu në lidhje me homoseksualitetin dhe dëshirën për të shfaqur seksualitetin publikisht. Po. Përgjatë historisë njerëzore kemi shumë raste kur individë të ndryshëm janë rreshtuar krahas kësaj forme të përcaktimit seksual njëgjinor, ose te tilla si shumë persona në një lidhje seksuale “orgy”,  ose deri te rastet e raportit seksual “swingers”,  ku partneret biseksualë ndërrojne partnerët, burrat me burra, gratë me gratë, por edhe e kundërta, burri ndërron gruan me shokun e tij dhe anasjelltas. Deri këtu jemi në rregull me formën e zhvillimit të kësaj fenomenologjie.

Sulmi që po i bëhet shoqërisë kosovare, me theks të veçantë ditët e fundit, është sa i rrezikshëm aq edhe misionar si duket. Përveç kërkesës për liri të përcaktimit seksual, po tentohet të imponohet edhe përcaktimi i dëshirave dhe fetisheve si diçka normale dhe e pashmangshme. Kjo me patjetër që sulmon direkt kulturën në të cilën jetohet në Kosovë dhe sigurisht se po synohet të injektohet një tjetërsim krejt kot duke u viktimizuar e duke organizuar parada krejt kot”, theksoi ai për Familja Jonë.

Sipas Fejzës, një tjetër element jo pak i rëndësishëm në këtë aspekt është edhe, sipas tij, “tendenca e dredhisë” që po i bëhet rrjedhave historike me qëllim të normëzimit të homoseksualizmit si dukuri.

“Ajo që duket më interesante është  tendenca e dredhisë së rrjedhave historike, kinse shqiptarët kanë qenë homoseksualë vazhdimisht.  Po e them prapë: Po, ka mundësi të ketë raste të tilla të izoluara, ndoshta të guximshme aq shume sa edhe publike, por pse duhet që homoseksualizmi t’i shpallë luftë familjes duke u viktimizuar? Sepse ndryshe nuk mund të bëhet çështje. Sepse viktimizimi patjetër mund të sjellë pozitë diskutimi dhe kështu fillon e bëhet çështje një veprim i shumë pak njerëzve të cilët, gjithashtu për hir të lirisë, tentojnë që rehatinë e tyre ta normalizojnë dhe ta bëjnë si veprim të imponuar te të tjeret”, shtoi tutje Fejza.

Ai tutje nënvizoi se kundërshtimi i homoseksualizmit është ndër veprimet më të mira që mund të ndërmerret nga shoqëria. Ky kundërshtim ai thotë se duhet bërë me anë të injorimit të njerëzve që promovojnë dukuri të tilla.

Youtube

Arkiva

Kategoritë