Ambasada e Kosovës në shtetin e Holandës ka prezantuar vendimin për masat e reja që duhet të zbatojnë kosovarët që kanë plan të udhëtojnë drejt këtij vendi.
Sipas Ambasadës, këto masa synojnë parandalimin e përhapjes edhe më të madhe të variantit Omicron.
Nga e mërkura njerëzit të cilët udhëtojnë për në Holandë nga zona Shengen duhet të paraqesin dëshmi që nuk janë me COVID-19, pra duhet të paraqesin testin negativ edhe nëse ata janë të vaksinuar apo që e kanë kaluar së fundmi sëmundjen.
Ndërkaq, fëmijët holandez nuk do të kenë mundësinë të shkojnë në shkollë për së paku deri më 10 janar për shkak se ato do të jenë të mbyllura së bashku me restaurantet, baret, kolegjet, universitetet, kinematë, teatrot dhe koncertet të cilat do të jenë të mbyllura deri më 14 janar.
Nëse shkalla e infeksioneve e lejon, masat do të hiqen para 14 janarit.
https://www.facebook.com/kosovo.in.netherlands/posts/243134677906385