Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Historia e çiftit që jetuan 70 vjet bashkë dhe vdiqën në të njëjtën ditë!

Shpeshherë historitë më magjike të dashurisë, nuk ndodhin në filma e në libra – por në jetën e vërtetë. Një histori magjike dashurie, ishte pikërisht e Preble Staver dhe Isabell Whitney, që jetuan bashkë për  70 vjet dhe vdiqën në të njëjtën ditë!

Ata të dy u takuan në Filadelfia në vitin 1940, kur ishin ende student. Pak kohë më vonë, ndodhi Lufta e Dytë Botërore në Evropë dhe të dy u bashkuan ndaj aleatëve kundër regjimit nazist.  Isabell po punonte si infermiere e ushtrisë kurse Preble u bë marins.

Pesë muaj pas përfundimit të luftës, dyshja u takuan sërish në vitin 194 8 më 15 shkurt. Ishte pikërisht ky takim,  që ishte përcaktues i jetës së tyre të mëvonshme.

Kaluan shumë pak kohë dhe dyshja u martuan. Çifti u bë me pesë fëmijë. Ishin shumë mbështetës ndaj njëri  – tjetrit.

“Ata ishin njerëz fantastik. Nëna më ka mësuar që nuk mund ta ndryshosh personin tjetër, por mund të ndryshosh qasje ndaj tyre”, shprehet vajza e tyre, Laurie Staver Clinton.

Në vitin 2013, çifti shkoi për të jetuar në një shtëpi për pleq në Virgjinia kur Isabell u diagnostifikua me demantia. Pavarësisht sëmundjes, ajo vazhdonte ta kujtonte atë.

Por ata nuk mund të flinin në një dhomë. Në ditëlindjen e tij të 96-të, Preble kërkoi nga administrata që të flinte në të njëjtën dhomë me të shoqen.

“Ata nuk folën asnjë fjalë. Mbajtën duart e shtrënguara dhe flenë. I thash babait që kjo është dhurata e nënës për ty. Ai ishte shumë i lumtur që po flinte me të”, shprehet vajza e tyre Clinton.

Disa ditë më vonë, Isabell u sëmurë rëndë dhe ai shkoi për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Ai e përshëndeti përgjithmonë gruan me të cilën ndau jetën, por vetëm disa orë më vonë edhe ai u nda nga jeta! /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë