Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Histori Motivuese: Humbi këmbën 12 vjeçe, sot një infermiere e përkushtuar

Të rrallë janë njerëzit që i buzëqeshin jetës me të gjitha vështirësitë e saj dhe jo vetëm me suprizat e bukura që jeta na sjell. Dhe Fjoralba Lushi është pikërisht një ndër këto persona të rrallë, e cila vlerëson gjithçka të bukur, por edhe vështirësitë apo të papriturat që jeta ka rezervuar për të.

Ajo ishte vetëm 12 vjeç kur një aksident fatal do t’i ndryshonte jetën përgjithmonë, duke i amputuar këmbën:

’ Unë po ikja për në shkollë, ishte ditë me shi, kështu me bubullima dhe nuk është se më pa makina që më aksidentoi kur po ikja për shkollë, në autostradën e Rinasit, pata një përplasje me makinë, pra më përplasi një makinë dhe realisht nuk mbaj më mend asgjë dhe kam qëndruar e pavetëdijshme për një kohë të gjatë pastaj familja ishte ajo që më qëndroi afër gjatë gjithë kohës për çfarëdolloj gjëje, isha dhe shumë e vogël, dhe e përjetuam shumë keq që të gjithë. Ne jemi familje e madhe, 6 fëmijë të gjithë ishim shumë keq, me mua në krye, ishte periudha që unë pata një amputacion të këmbës, nuk po më qarkullonte gjaku dhe duhej prerë këmba poshtë gjurit…kjo ndodhi disa ditë më vonë, dhe unë nuk isha e vetëdijshme….. unë isha shumë e vogël dhe nuk më treguan që nuk e kisha më këmbën, e kisha humbur dhe kur e mjekonin gjithmonë mami mbante çarçafin përpara, më pas e kisha kuptuar avash avash vet ndërsa një dark e pyes mamin që cfarë kam tek këmba sepse e shoh që e kam më të lehtë se tjetra dhe këmbën tjetër e kisha thyer dhe kisha proteza në këmbë  ndërsa pjesën tjetër e kisha humbur dhe mami po përpiqej të më shpjegonte që njëra isha më e rëndë për shkak të protezës…..por që unë e kisha kuptuar dhe kishte momente që unë thoja më dhemb gishti i madh i këmbës por të jep ndjesinë e dhimbjes së gishtit dhe mbaj mend që prindërit vetëm qanin sepse dyfish që nuk e dija, dyfish për dhimbjen….nuk e kisha kuptuar rëndësinë e humbjes së këmbës edhe kur ma shpjegoi mami nuk reagova keq….pastaj me kalimin e kohës e kuptova sa humbje e madhe ishte’’ u shpreh ajo./shqiptarja.com

Youtube

Arkiva

Kategoritë