Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Hiqen tarifat për studentët e Bachelorit e Masterit në UP

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit, Arbërie Nagavci, i ka siguruar studentët e Universitetit të Prishtinës se janë hequr tarifat për nivelin Bachelor dhe Master.

Sipas VV-së, një gjë e tillë po provohet të bëhet edhe me nivelin e doktoratës.

“Arsim publik falas është kërkesë e kamotshme e studentëve të Universitetit Publik në Kosovë. Kësaj kërkese sot iu përgjigj ministrja e MAShTI-t, Arbërie Nagavci, e cila i siguroi studentët që janë hequr tarifat për nivelin Bachelor dhe Master, dhe që një gjë e tillë po provohet të bëhet edhe me nivelin e doktoratës. Arsimi është një e drejtë për të cilën nuk duhet të paguaj askush, andaj, filluar nga ky vit akademik 2021/2022, në përputhje me Programin Qeverisës të Qeverisë Kurti II, studentët do të lirohen nga tarifat në Universitetin Publik. Më shumë mundësi e më shumë barazi, për të gjithë dhe pa dallim”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Youtube

Arkiva

Kategoritë