Hipotiroidizmi (ulja e funksionit të gjëndrës tiroide) ndodh atëherë kur gjëndra tiroide nuk prodhon mjaftueshëm hormone.
Hipotiroidizmi prek më tepër gratë krahasuar me meshkujt dhe me rritjen e moshës rritet edhe numri i rasteve me hipotiroidizëm, por kjo patologji mund të haset në çdo moshë.
Në fazat e hershme kjo patologji nuk shoqërohet me simptoma të dukshme, por në rast se nuk trajtohet me kalimin e kohës hipotiroidizmi mund të shkaktojë një sërë problemesh shëndetësore të tilla si obezitet, dhimbje kyçesh, infertilitet dhe sëmundje zemre etj.
Cilat janë shenjat që paralajmëron këtë problem, si diagnostikohet dhe si duhet të trajtohet na tregon Vjollca Dedushaj Fazliu – Endokrinologe.
Cilat janë shenjat që paralajmëron këtë problem, si diagnostikohet dhe si duhet të trajtohet na tregon Vjollca Dedushaj Fazliu – Endokrinologe.