Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Hipertensioni &tri gjërat magjike – Dr. Rushit Ismajli, specialist i mjekësisë familjare


Hipertensioni është problem shumë i madh i shoqërisë moderne. Them se është problem i kohës, jo që s’ka ekzistuar më parë, por në kohën që jetojmë është shumë i vërejtshëm, për fat të keq shkaktari kryesor izhvillimit të problemeve të enëve të gjakut, të cilat pastaj lënë pasoja në zemër, tru, veshka, sy…. gjithandej në trupin tone.

Nga vjen kjo? Nga mënyra se si jetojmë. Si fëmijë më kujtohet se pjesën kryesore të ditës e kalonim në natyrë. Jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit: ara, fusha, lavra, kopshtije, korrje, shirje, prashitje, kositje, mbledhje e sanës. Shumë nga banorët e Kosovës jetonin në zona rurale ku kryesisht punonin në kopsht dhe ushqeheshin nga kopshti.

PUNO NE KOPSHT – USHQEHU NGA KOPSHTI!
“Le të jetë motoja jote e ditës!” – u them pacientëve. Kjo është jeta e shëndetshme: dieta me e mire,
aktiviteti i duhur fizik.

Ushqimi i procesuar, i gatshëm/gjysmëgatshëm i marketeve, restoraneve, i lehtë për t’u përtypur, i lehtë
për t’u tretur, përplot kripë dhe yndryë që natyrisht edhe i jep shije, ka bërë që njerëzit modernë të
heqin dorë nga kultivimi i perimeve, gjë që ka qenë e zakoshme në të kaluarën. Shto gjërat e ëmbla me
të cilat shoqërohen çaji, aq i përdorur në Kosovë. Çaj me sheqer, plus edhe disa gjëra të ëmbla për ta
shoqëruar dhe grumbullimi i yndryës në trupit tone në nivelin maksimal. A e dine pacientët tanë se i tërë
sheqeri që e fusin brenda dhe shndërrohet në yndyrë? Po të merreshim me ndonjë aktivitet fizik: punë
në kopsht, ecje në natyrë, shkuarje në palestër…. ky sheqer që fusim do të mund ‘të digjej’, por mënyra
si po jetojme: shtrihemi dhe shikojmë TV, kalojmë kohën në telefon, ose punojmë ulur në zyra, i gjithë
ky sheqer bëhet yndyrë.

PIJE ÇAJIN PA SHEQER!
“Gjëja tjetër që duhet ta bësh” – i them çdo pacienti, “është ta pish çajin pa sheqer. Brenda
10 ditësh shija jote do të mësohet dhe do të ndjehesh fare mire pa të”. Vetëm heqja e sheqerit
nga konsumi ditor, heq gjithë ato kalori dhe gjjithë ato dhjamra nga trupi ynë.

Ne jemi duke folur për dy gjërat magjike që ndihmojnë shumë në mjekimin e hipertensionit:

Dieta e Shëndetshme dhe 2. Aktiviteti Fizik. Cila është magjia e tretë? Kujdesi për Shëndetin
Mendor
!
Po të jetonim shëndeshëm duke ngrënë një dietë të balansuar dhe duke bërë aktivitet të rregullt
fizik, sigurisht që të kishim më pak hipertension. Por magjia e tretë që e rregullon shtypjen e lartë
është kujdesi për shëndetin mendor, për emocionet tona. Ne jemi pjesë e shqetësimeve, të cilat
janë të përditshme, por që duhet të jemi në gjendje t’i kontrollojmë këto.

ZVOGELOJE STRESIN!
E lehtë ta thuash, por si ta bësh?
Jo edhe shumë e vështirë:
Pacientët vijnë të alarmuar nga lajmet shqetësuese dhe debatet e vrazhda që dëgjojnë në TV.
Informimi është i rëndësishëm, por “Pse dëgjon lajme terë mbrëmjen” – u them. Do mjaftonin
një pale, jo gjithë çfarë japin të gjitha portalet. Në vend të tyre:

  • Dëgjo muzikë që të pëlqen;
  • Lexo diçka relaksuese;
  • Këndo një këngë të bukur;
  • Shkruaj diçka domethënëse;
  • Vizato, pikturo, luaj ndonjë instrument…
  • Bisedo me miq, dil për një shetitje në natyrë;
  • Praktiko joga, medito, falu (për njerëzit që janë religjiozë);
  • Vallëzo; merr pjesë në ndonjë grup vallëzimi;
  • Mbaj kafshë shtëpiake: qen, ose mace;

Ka aq gjëra të bukura për të bërë në jetë, të cilat përmirësojnë qarkullimin e gjakut në tru, forcojnë muskujt, na bëjnë që mendojmë pozitivisht, dhe, të gjitha së bashku, bëjnë që të ulet niveli i stresit, e bashkë me të edhe shtypja e gjakut. Atë që u them pacientëve me shtypje të lartë të gjakut: Vetëm barnat nuk ndihmojnë! Natyrisht, barnat janë shumë të rëndësishme dhe duhet të merren me rregull në kohë të caktuar, jo “kur t’e hetoj’, por ashtu si jua ka përshkruar mjeku juaj familjar.

Por, nëse barnat janë një shkop ku ju mbahen, për të qëndruar në këmbë duhet t’i kombinonin me tri gjërat
magjike.

  1. DIETE TE SHENDESHME
  2. AKTIVITET TE RREGULLT FIZIK &
  3. KUJDES PER SHENDETIN MENDOR.

Ky shkrim është pjesë e revistës SHËNDETI I KRYEQYTETIT.

Youtube

Arkiva

Kategoritë