Sidomos gjatë verës, lëkura e fytyrës mund të jetë e thatë nëse nuk konsumojmë lëngje të mjaftueshme
Kjo më tej krijon një ten të pabarabartë dhe humbje të shkëlqimit, por ekziston një zgjidhje – një serum që mund ta bëni vetë.
Ky serum fytyre do të sheshojë tenin tuaj, do të hidratojë lëkurën tuaj dhe do t’ju japë një shkëlqim rrezatues, transmeton Telegrafi.
Është e lehtë për t’u bërë, dhe sigurisht që është më i lirë, por edhe opsion më i shëndetshëm sesa të blini serume dhe preparate për fytyrën.
Përbërësit:
– 3 lugë xhel aloe vera;
– 2 lugë ujë trëndafili
– 1 lugë çaji vaj argani.
Përgatitja:
Në një enë bashkoni të gjithë përbërësit dhe tundni disa minuta derisa të krijohet teksturë perfekt e njëjtë.
Në një enë, bashkoni të gjithë përbërësit dhe përzieni për disa minuta derisa të krijohet një cilësi krejtësisht uniforme.
Vendoseni në një shishe qelqi dhe ruajeni në një vend të freskët dhe të sigurt.
Udhëzime për përdorim:
Aplikojeni serumin në lëkurë të pastër në një shtresë të hollë dhe lëreni të përthithet mirë.