Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, në konferencën për gazetarë, ka thënë se me përfaqësuesit ndër-institucionalë, kanë vlerësuar gjendjen e përballjes me Covid-19 si të qetë dhe stabile,
“Nga 52 rastet e testuara mbrëmë nuk e kemi asnjë rezultat pozitiv. Edhe sonte e nesër do të bëhen teste për të monitoruar gjendjen e përhapjes së Covid-19. Edhe më tutje janë të izoluara 21 familje. Kërkohet disiplinë dhe vetëpërmbajtje e përgjithshme dhe qëndrimi sa më shumë në shtëpi si rruga më e mirë e luftimit dhe eliminimit të kësaj sëmundje ngjitëse. Rastet që tashmë janë të prekura janë nën monitorim dhe luten të gjithë që t’i respektojnë rekomandimet e institutit dhe vendimet e Qeverisë për karantinë”, ka thënë ai në një konferencë për media.