Fusha e mjekësisë është njëra ndër degët më të atakuara, largimi i mjekëve dhe infermierëve nga Kosova për kushte më të mira të jetesës, bën që të na gëzoj fakti kur ata rikthehen përsëri në vendin tonë për të dhënë kontributin e tyre profesional.
Pas ngritjes profesionale, shumë vjeçare në Kroaci, më tepër se një dekadë motrat Haxhiu rikthehen për të ndihmuar popullaten tonë, por fatkeqësisht, Qendra Klinike Universitare në Kosovë nuk ju dha këtë mundësi Arites dhe Artes.
Kthimi i motrave binjake Arta Haxhiu dhe Arita Haxhiu në vendin tonë, i shtoi edhe një klinikë të profesionalizuar vendit tonë.
Në një intervistë për portalin “Familja Jonë” Arita Haxhiu, thotë ajo që e ka shtyrë deri në hapjen e kësaj klinike është puna në një vend në të cilin nuk të çmon, por në të cilin kanë vendosur të japin kontributin e tyre, shkaku i dashurisë ndaj vendit.
“Ndërmarrja e hapjes së kësaj klinike, u realizua shkaku i një punës në një vend që nuk të çmon, mirëpo që kemi vendosur të japim kontributin tonë në fushën e mjekësisë, në po këtë vend”, thotë ajo.
Ndërsa shërbimet që do të ofrohen në këtë klinikë, Arita na tregon së janë shërbime të specializuara.
“Kemi shërbime të specializuara, internistike, endokrinologjike dhe diabetologjike” thotë ajo.
Tutje shton se ky laborator është i sofistikuar edhe në disa shërbime të tjera.
“Laboratori Croatian Clinic A.Haxhiu” është i sofistikuar edhe në disa shërbime të tjera siç janë shërbimet hematologjike, biokimike dhe hormonale”, thotë Arita për portalin Familja Jonë.
Numri i mjekëve specialistë në këtë klinikë është dy, ndërsa ajo e cila do e dalloj këtë klinikë nga klinikat e tjera është shërbimi i sofistikuar mjekësorë, me mjekësi kroate që ka universitet 600 vjeçarë.
“Numri i mjekëve specialist në këtë klinikë është dy, ndërsa ajo e cila do e dalloj këtë klinikë nga klinikat e tjera është shërbimi i sofistikuar mjekësorë, me mjekësi kroate që ka universitet 600 vjeçar”, shprehet Arita.
Hapja e klinikës “Croatian Clinic A.Haxhiu” bëhet të hënën në rrugën Xhemajl Berisha 31 Velania, në Prishtinë./FamiljaJonë/