Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka hapur konkurs për 12 drejtorë.
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka shpallur konkurs për pozitat e drejtorëve në 12 klinika të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Konkursi është hapur për drejtimin e klinikave të mëposhtme:
- Drejtor në Klinikën e Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim dhe Mjekësi Sportive;
- Drejtor në Klinikën e Oftalmologjisë;
- Drejtor në Klinikën e Nefrologjisë;
- Drejtor në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare;
- Drejtor në Institutin e Psikiatrisë Forenzike;
- Drejtor në Klinikën e Kirurgjisë Torakale;
- Drejtor në Klinikën e Neonatologjisë;
- Drejtor në Klinikën e Kardiologjisë;
- Drejtor në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve;
- Drejtor në Klinikën e Urologjisë;
- Drejtor në Shërbimin e Mikrobiologjisë;
- Drejtor në Klinikën e Pediatrisë.
Kandidatët e intersuar mund të aplikojnë nga data 22.11.2024-22.12.2024.